Sokol Haxhia reagon: Ofendim i rëndë, një politikani nuk i takon të flasë ashtu

Sokol Haxhia nuk është i panjohur në vendin tonë. Menaxhon disa prej lojtarëve të kombëtares, ndërkohë që pat sjellë në drejtim të kombëtares Xhani De Biazin, i cili u kthye në një hero në vendin tonë pas kualifikimit në “Francë 2016”.

Së fundmi Haxhia ka bërë ndërmjetësin edhe për Kristian Panuçin dhe dëshiron të flasë mbi atë që ndodh me trajnerin italian, i cili ka hedhur në gjyq ish-presidentin Bujar Nishani për shkak të një postimi në rrjetin social “Facebook”.

 

“Doja të jepja mendimin tim për sa i përket situatës së krijuar mes trajnerit Panuçi dhe ish-presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani. Në radhë të parë, padia e Panuçit është diçka mëse normale, sepse një ish-president i Republikës, për rolin që ka, nuk i takon së pari të trajtojë një trajner të kombëtares shqiptare në atë mënyrë, duke e quajtur ‘sharlatan’, pra mashtrues, një ofendim i rëndë”, shprehet fillimisht Haxhia.

Më tej ai thekson se padia nuk bëhet aspak për arsye financiare: “Gjithsecili mund të thotë që trajneri është i paaftë, nuk është i zoti për të arritur synimet e vendosura dhe në këtë mënyrë nuk besoj se Panuçi do ngrinte padi. Ai është ofenduar për fjalorin e përdorur dhe ka kërkuar një dëmshpërblim financiar simbolik, sepse ai nuk ka nevojë për 100.000 euro. Ai ka luajtur për shumë vite në klubet më të mëdhenj të botë, nga Milani tek Interi, Reali e të tjerë, duke pasur kontrata prej miliona eurosh, ndaj mendoj se gjesti i tij ka qenë thjesht simbolik dhe ajo shifër mund të jepet në bamirësi”.

Haxhia shton se nuk i takon një politikani të bëjë komentet të tillë: “Ish-presidenti, duke ulur figurën e Panuçit, ka ulur figurën e Federatës Shqiptare të Futbollit, që e ka zgjedhur atë si trajner. Panuçi ka bërë zgjedhjet e tij, për të provuar lojtarë nëpër miqësore, ndërsa askush nuk foli kur morëm rezultate apo luajtëm mirë në ndeshje të caktuara. Përveç kësaj, nëse flet një njeri i sportit edhe mund të kuptohet, por një politikani nuk i takon të flasë me kompetenca për futbollin, kur gjithë jetën është marrë me një fushë tjetër. Jam nga ana e Panuçit, pa e mbrojtur, sepse vlerësimet për të bëhen në fund të aktivitetit, jo pas miqësoreve.

Edhe De Biazi nuk shkëlqeu me Shqipërinë në edicionin e parë në stol, por FSHF i dha besim dhe mbështetje, që e meriton edhe Panuçi. Edhe pse pa ndonjë karrierë 20-vjeçare, ai ka marrë përsipër rinovimin e kombëtares dhe duhet durim. Uroj që lajme të tilla të mos publikohen në Itali, sepse na ulin edhe ne shqiptarëve në sytë e botës, që njeh më shumë Panuçin sesa ish-presidentin e Republikës, që bën veprime absurde, aq më shumë për ndeshje miqësore”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online