Junajtid i sakatuar, ndaj PSG-së me tetë “kolopuçë”

Mançester Junajtid do të luajë nesër ndeshjen e kthimit kundër PSG në kryeqytetin francez. “Djajtë e Kuq” do të tentojnë  kualifikimin në çerekfinalet e Champions Ligës, pavarësisht mungesave të mëdha dhe rezultatit aspak pozitiv të arritur në ndeshjen e parë.

Djemtë e Solskjaer u mposhtën në shtëpi 0-2 dhe nesër do të zbresin në fushën e blertë pa disa titullarë: Pol Pogba është i skualifikuar, ndërsa mungojnë dhe emra si: Lingard, Mata, Marsial, Herrera dhe Aleksis Sançez.

Trajneri norvegjez ka vendosur të grumbullojë disa lojtarë nga ekipi i të rinjve. Solskjaer ka marrë disa prej tyre, ndërsa tetë do të jenë futbollistët, të cilët kanë dalë nga akademia e klubit: Çong, Garner, Gomes, Grinvud, MekTominej, Pereira, Uilliams dhe Rashford.

Brendon Uilliams është vetëm 18 vjeç, luan në rolin e mbrojtësit të majtë. Ai është një mbrojtës anësor klasik, ka aftësi shumë të mira në fazën defensive dhe nuk heziton të dalë përpara në ndihmë të sulmit.

Emri tjetër interesant është Mason Grinvud. Vetëm 17 vjeç, luan në rolin e sulmuesit dhe ishte në stol në ndeshjen e grupeve kundër Valencias. Adoleshenti sapo është kthyer nga dëmtimi dhe sot mund të vijë debutimi i tij në komepticionon më të rëndësishëm për klube.

Lista e plotë e lojtarëve të Junajtid për ndeshjen e kthimit kundër PSG
De Gea, Romero, Grent; Beili, Dalot, Lindelof, Rojo, Shou, Smolling, Uilliams, Jang; Fred, Garner, Gomes, MekTominej, Pereira; Çong, Grinvud, Lukaku, Rashford.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online