Xhejdon Sanço është një nga surprizat më të bukura të këtij sezoni. Borusia e Dortmundit siguroi shërbimet e 18-vjeçarit të talentuar nga Mançester Siti për vetëm 8 milionë euro, ndërsa kartoni i tij ka kapur shifra të frikshme.
Shifrat e anglezit gjatë këtij sezoni janë fantastike: 8 gola dhe 13 asiste në të gjitha kompeticionet me verdhezinjtë, ndërsa janë shtuar klubet pretendente për të.
Mançester Junajtid është klubi më i interesuar për lojtarin ofensiv dhe sipas raportimeve të “The Sun”, drejtuesit e “Djajve të Kuq” i kanë ofruar Dortmundit plot 80 milionë euro për kartonin e lojtarit.
Ofertë tunduese për klubin gjerman, pavarësisht se Sanço është një futbollist fantastik, një nga talentët më premtues të futbollit europian dhe me mundësi të mëdha për t’u përmirësuar akoma dhe më shumë.