Juliano: I kënaqur nga skuadra, klubi më ka befasuar

Trajneri i Partizanit, Mark Juliano, duke folur pas fitores kundër Vastezes, është ndalur te paraqitja e skuadrës së tij dhe i kënaqet faktit që nuk u dëmtua askush. Gjithashtu, italiani ka folur për ambiciet e tij dhe të Partizanit, një klub që e ka befasuar jo pak…

Momenti i skuadrës “Po punojmë prej 6 ditësh, skuadra është e ngarkuar fizikisht, por kam marrë përgjigje shumë pozitive. E dimë që duhet të punojmë ende në shumë gjëra, por jam i kënaqur mbi të gjitha për faktin se askush nuk pësoi ndonjë dëmtim dhe kjo ishte e rëndësishme. I bëj komplimente Vastezes, skuadër e mirë”.

-Ambiciet e Partizanit këtë sezon? “Synojmë më të mirën, duam suksesin që i mungon klubit prej shumë vitesh. Kemi lojtarë të mirë, kemi bërë një merkato të shkëlqyer dhe tani kërkojmë që skuadra të arrijë formën optimale”.

De Biazi, një shembull? “Unë jam në klub, ndaj kam një punë më të përditshme. Duhet kujtuar De Biazi, që ka hapur rrugën drejt Shqipërisë, një vend që më ka befasuar dhe ka befasuar edhe lojtarët e huaj. Është një realitet shumë i bukur, shpresojmë dhe duhet të japim kontributin tonë për rritjen e këtij klubi, që është më i rëndësishmi në Shqipëri”.

Kthimi në Itali? “Ëndrra ime është Partizani, sepse jam shumë i kënaqur, gëzoj besimin e klubit. Kam bashkëpunëtorë që kanë dëshirë të mësojnë nga futbolli evropian. Surpriza më e madhe ka qenë që klubi është i rëndësishëm dhe i organizuar, ka besuar te unë dhe stafi im, ndaj tani duhet t’ia shpërblejmë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online