“Ju tregoj vuajtjet në Ukrainë, një ditë nuk durova më! Ja si luftohet racizmi”

Çështja e racizmit është një temë delikate dhe e përhapur në futboll. Jaja Ture e ka përjetuar vetë këtë problem, ka vuajtur shumë dhe tregon mënyrën e duhur dhe të vetme se si luftohet racizmi.

Mesfushori i famshëm nga Bregu i Fildishtë e nisi karrierën europiane tek ekipi belg i Beverenit. Aty qëndroi dy sezone dhe më pas u transferua te Metalurg Donjeck. Në Ukrainë nisën vuajtjet për 20-vjeçarin, tifozët ishin racistë, ofendonin pa ndalim dhe imitonin majmunin.

Kishte raste kur Jaja Ture ofendohej edhe nga tifozët e tij vetëm për shkak të saj ngjyrë “të mallkuar” lëkure. Mesfushori rrëfen për “Mirror” vështirësitë e mëdha. Një ditë nuk duroi më dhe mori në telefon babanë e tij.

Jaja pjesë e Metalurgut në Ukrainë

Në fund zgjidhja. Vëllait të tij të vogël (kështu e konsideron), Rahem Sterlingut, nuk po i ndahen problemet e racizmit. Të fundit ishin tifozët e Malit të Zi, të cilët e ofenduan në ndeshjen e eliminatoreve të Euro 2020.

Ture mendon se e vetmja mënyrë është dalja nga fusha, jo vetëm e “viktimës”, por gjithë skuadrës, drejtuesve dhe tifozëve. Nëse nuk luftohet, racizmi rikthehet përsëri dhe ta plagos zemrën.

VUAJTJET – “Në fillim ndihesha i poshtëruar, më pas i zemëruar. Koret që imitonin majmunin ishin gjëja më e keqe. Ndonjëherë e bënin edhe tifozët e skuadrës time. Më ulërinin: ‘m… i zi, kthehu në shtëpi’. Tentova të përshtatem dhe kalova momente shumë të vështira. Gjëja më e keqe ishte se duhej t’i duroja çdo ndeshje.”

Jaja me babanë e tij dhe vëllain, Kolo Ture

NGJARJA ME BABAIN – “Mbaj mend që një ditë telefonova babanë tim dhe i thashë që po këndonin kore kundër meje dhe po imitonin majmunin. ‘Baba, ndihem me të vërtetë keq’, i thashë, ndërsa ai më befasoi. Më kërkoi që të vazhdoja të luaja, të bëhesha i fortë, por nuk e besoj se e kuptonte se sa të vështirë e kisha. Megjithatë, një ditë erdhi tek unë. Të gjithë të bardhët u larguan menjëherë. ‘Çfarë po ndodh, erë e keqe?’, më pyeti babai. Nga ai moment kuptova gjithçka.”

ZGJIDHJA – “Mendon se je i përgatitur për ulërimat dhe ofendimet që do të dëgjosh, por në fund nuk është e vërtetë. Habitesh dhe trishtohesh. Nëse do të isha në këpucët e Sterling, do të largohesha nga fusha në çdo rast të ofendimit racist  Nëse një futbollist ofendohet, e gjithë skuadra duhet të largohet nga fusha, përfshirë drejtuesit dhe tifozët. FIFA ose dikush tjetër duhet të bëjnë diçka. Nëse nuk veprohet, pas ndonjë jave ose muaji, racizmi do të rikthehet.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *