Josa komenton dosjen e UEFA-s: Jam i pastër, nuk kam shokë në futboll

0

Mirel Josa ka lënë Shqipërinë për të punuar në Prishtinë, por nuk i ndahet Shqipëria, sepse ditët e fundit ka rinisur historia mes UEFA-s e Skënderbeut, me klubin korçar që pritet të përjashtohet për një periudhë mjaft të gjatë nga kupat e Europës.

Dosja e famshme përgatitur nga UEFA kundër Skënderbeut përfshin edhe emrin e Mirel Josës në pasazhe të ndryshme, por Josa, duke folur për Insporti.com në Kosovë, shprehet i bindur se nuk ka asnjë lidhje me këtë histori dhe nuk ka ndonjë miqësi jashtë normales me askënd, as me Ardjan Takajn: “E para, unë nuk kam shokë në futboll dhe e dyta po ta kisha shok presidentin e Skënderbeut nuk do të më largonte nga skuadra e tij. Unë jam plotësisht i pastër dhe nuk më bëjnë përshtypje atë që shkruhet në media”.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.