Vajushi dhe Llullaku spektatorë, Aliji dhe Veseli të pakalueshëm!

 

Vetëm pankinë për Armando Vajushin te Avelino dhe Azdren Llullakun te Virtus Entela, teksa në fushë për 90 minuta ka zbritur Naser Aliji, duke luajtur ndeshjen e dytë radhazi si titullar në barazimin pa gola përballë Peskarës së Zemanit. Pikërisht Aliji është vlerësuar me notën “6”. “Kishte kuriozitet rreth paraqitjes së tij dhe mbrojtësi i krahut të majtë nuk zhgënjen. Shtyn dhe mbron me vazhdimësi, edhe pse në fund është viktimë e ngërçit”, shkruhet ndër të tjera.

Në fushë për 90’ ka qenë edhe Veseli me Empolin e tij, duke shkatërruar Parmën 4-0. Mbrojtësi kuqezi mori edhe të verdhë në minutën e fundit. Për Veselin notë maksimale, pra “7”: “ndeshje më shumë se sa pozitive për shqiptarin, kurrë në vështirësi ndaj sulmit dukal. Merr të verdhë për protesta, por tregon personalitet në krahasim me fillim kampionatin”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online