Tifozët e Skënderbeut, por jo vetëm ata, e kanë ende të gjallë kujtimin ndeshjes së parafundit të sezonit të shkuar, Kukësi-Skënderbeu. Aty Kukësi fitoi titullin, por Jorgji bëri aq shumë gabime, saqë në sytë e njerëzve ia errësoi suksesin klubit verilindor.
U mendua se ai gjykim skandaloz do të kishte pasoja, por jo, Enea Jorgji është më i fortë se kurrë.
Arbitrat e tjerë ndërkombëtarë janë fshirë nga lista, ndërsa Jorgji vazhdon të gjykojë pa asnjë problem në Europë. UEFA e ka me sy të mirë dhe tashmë i jep një ndeshje tjetër, atë mes Arka Gdinias dhe Mitjelandit, të enjten në Poloni.
Ndihmës të tij do të jenë Egin Doda e Ilir Tartaraj, ndërsa Juxhin Xhaja arbitër i katërt.
Më 12 korrik Jorgji gjykoi edhe ndeshjen kualifikuese në Champions League, BATE Borisov-Alashkert.