Jonghong Li qenka gjallë: Gabova, Elliott më mashtroi

Një vit si pronar i Milanit, shpenzime pa fund verën e shkuar, por asgjë më shumë, pasi menaxhimi i Milanit ishte i dobët dhe bilanci i zi: Jonghong Li është zhdukur pa gjurmë dhe nuk ka shlyer këstet e huasë së marrë nga grupi financiar Elliott, ndaj pronësia e klubit kaloi në duart e amerikanëve të drejtuar nga Pol Singer.

Ndërkaq, Li ka shkruar një letër të publikuar sot nga Sole 24 Ore, ku biznesmeni kinez flet për aventurën kuqezi dhe arsyet e dështimit, që sipas tij lidhen me pabesinë e fondit Elliott.

“Me keqardhje të madhe, si president i klubit, u drejtohem tifozëve, aksionerëve dhe punonjësve të Milanit.

“Konfirmoj se në Asamblenë e Aksionerëve që do të zhvillohet më 21 korrik do të largohem nga klubi, së bashku me personat e emëruar prej meje.

“Blerja e Milanit nuk ishte një vendim i pamenduar mirë dhe as një delir momenti: e bëra nga pasioni për një nga skuadrat e futbollit më fisnike në botë. Deri më 30 qershor 2018 kam derdhur thuajse 880 milionë euro në favor të Milanit, nga të cilat vetëm 280 milionë u financuan nëpërmjet Elliott.

“Isha i bindur se Elliott ishte një investitor i besueshëm, por mbi të gjitha një partner me të cilin mund të ndaja detyrat dhe detyrimet për një aventurë kaq stimuluese… Bëra një gabim dhe e zbulova në rrugë e sipër, duke e paguar shtrenjtë”, thuhet ndër të tjera në letrën e gjatë të Jonghong Lisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *