Antonio Konte po pret sulmues dhe drejtuesit e klubit po punojnë për afrimin e Romelu Lukakut dhe Edin Xhekos. Trajneri i Interit ka edhe një dilemë sa i përket lojës nga krahët.
Ivan Perishiç nuk e bind të bëjë anësorin e krahut të majtë në skemën 3-5-2 dhe në skenë ka dalë emri i Aleksandër Kolarov. Roma kërkon 20 milionë euro për Xhekon dhe 15 milionë euro për mbrojtësin 33-vjeçar.
Me një shumë prej 25 milionë eurosh, Marota mund t’i veshë zikaltër të dy lojtarët sllavë. Dy janë alternativat e Kolarov: Emerson Palmieri i Çelsit dhe Filip Kostiç i Ajntrahtit të Frankfurtit.