Jo vetëm Piatek e Paketa, zbarkon blerja e tretë e Milanit

Muaji janar rezervoi dy goditje “BIG” për tifozët e Milanit. Afrimet e Lukas Paketas dhe Kristof Piatek kanë ngritur shumë moralin në kampin e “djallit”. Megjithatë drejtuesit e klubit po punojnë edhe për talentet e së ardhmes.

Talenti portugez Tiago Dzhalo, është përforcimi më i fundit i Milanit. Mbrojtësi 18-vjeçar ka mbërritur në Milano mbrëmjen e sotme dhe pritet që ditën e nesërme të bëhet prezantimi zyrtar.

18-vjeçari u ble nga skuadra e Sportingut për një shumë modeste, pasi kontrata e lojtarit mbaronte në fund të sezonit. Lacio dhe Mançester Junajtid ishin dy klubet e tjera në garë për Dzhalon, por vetë i riu zgjodhi në fund skuadrën e Xhenaro Gatuzos

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *