Jo vetëm oferta nga dy super ekipet e Indisë, zbulohet ekipi nga Spanja që do Armando Sadikun

Armando Sadiku gjeti sërish formën e tij pozitive pas një përvoje jo të mirë në Bolivi. Sulmuesi shqiptar ishte një element i rëndësishëm për Cartagena-n këtë sezon, me të cilët shënoi 8 gola. Dy super ekipet e Indisë, Kerala Blasters dhe Mohun Bagan janë vënë në garë për shërbimet e lojtarit të Kombëtares kuqezi.

Por skuadrat indiane do të kenë konkurencë të fortë këtë verë, pasi në skenë del edhe një ekip spanjoll. Bëhet fjalë për Racing Santanderin, që luan në La Liga 2. Mbetet për t’u parë se cila do të jetë zgjedhja e Armando Sadikut, i cili ka mundësinë të rrisë vlerat e tij në merkato në dy ndeshjet e ardhshme të Kombëtares shqiptare./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online