“U pompua shumë, kaluan 5 muaj”! Në Azerbajxhan janë të zhgënjyer nga Redon Xhixha: Nuk ka treguar atë që pritej

Redon Xhixha ishte një nga transferimet e bujshme të merkatos së janarit te Qarabag. Futbollisti i ardhur nga Tirana, do ta kishte më të lehtë historinë e përshtatjes se Xhuliano Skuka te Metz. Të paktën kështu u duk në fillim pasi hapësirat u krijuan për të.

Por më pas Xhixha u kthye në stol dhe e kishte shumë të vështirë për të fituar vendin e titullarit. Së fundmi, gazetari i njohur në Azerbajxhan, Ilkin Fikretoglu, ka shprehur zhgënjimin për të transferimet e Qarabag në janar, nga të cilët pritej shumë, ku mes tyre është edhe Xhixha.

“Është shumë shqetësuese fakti se Yassin Benzia, Adama Diakabi dhe Redon Xhixha, të cilët u transferuan me shumë jehonë, u pompua shumë për ta, pavarësisht se kanë kaluar pesë minuta, ende nuk kanë treguar atë që pritej nga ta”, shkruan gazetari nga Azerbajxhani. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online