Jo vetëm Di Françesko, një tjetër largim nga Roma

0

Roma vendosi të shkarkonte Eusebio Di Françeskon gjatë ditës së djeshme. Eliminimi plot polemika kundër Portos në Champions Ligë solli dhe fundin e aventurës romane të trajnerit.

Drejtuesit i kanë besuar stolin një trajneri plot eksperiencë si Klaudio Ranieri, i cili do të bëjë maksimumin për të rikthyer përsëri Romën në Champions sezonin e ardhshëm.

Verdhekuqtë do të pësojnë një tjetër ndryshim në drejtim. Monçi, drejtori sportiv i klubit kryeqytetas, i ka orët e numëruara. Sipas raportimeve të mediave italiane, spanjolli ka vendosur për të ndërprerë me konsensus kontratën e tij me Romën.

Ishte folur për një përfundim të aventurës së Monçit në fund të sezonit, por ai ka vendosur të nxitojë dhe pritet vetëm zyrtarizimi i largimit të tij. Monçi e mbrojti deri në fund punën e trajnerit Di Françesko dhe shkarkimi i këtij të fundit, duke shtuar dhe kritikat e shumta nga tifozët, ka ndikuar dhe në vendimin e drejtorit sportiv.

Monçi u bë pjesë e Romës në prill të vitit 2017, ndërsa kontrata me verdhekuqtë përfundonte në verën e vitit 2021.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.