Jo vetëm Bufon, një tjetër 41-vjeçar me ekip të ri

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Xhixhi Bufon vendosi t’i japë fund aventurës me PSG-në dhe u rikthye te Juventusi i tij. “Veterani” i ditëlindjes 1978 nuk ka ndërmend të tërhiqet nga futbolli. Fitimi i Champions Ligës është ëndrra e madhe dhe Bufon shpreson e beson që diçka e tillë të ndodhë këtë sezon.

Shumë kilometra më larg, një tjetër 41-vjeçar është transferuar tek ekipi i ri. Flasim për Shunsuke Nakamurën, fantazistin e njohur japonez. Ai u bë i famshëm te Rexhina në Serie A e më pas te Sëlltiku. Bashkë me Hidetoshi Nakata, janë dy nga më të mëdhenjtë e futbollit japonez.

Organizatori, i cili kishte specialitet goditjet e dënimit, ishte pjesë e Jubilo Iwata dy sezonet e fundit, ndërsa sot ka firmosur me Yokohama FC, ekip që garon në divizionin e dytë. Objektivi është rikthimi në elitë, ndërsa Nakamura as që ka ndërmend të ndalet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *