Një tjetër shqiptar është transferuar në kampionatin holandez. Ekipi i Uillem II ku aktivizohet dhe Dionis Avdijaj i Kosovës ka zyrtarizuar sigurimin e shërbimeve të Mario Vrushajt. Klubi holandez ka lajmëruar në faqen e saj akordin me Olimpiakosin për huazimin 1.5 vjeçar të lojtarit.
Vrushaj është 20 vjeç, aktivizohet në rolin e sulmuesit dhe sivjet numëron 314 minuta aktivizim me klubin nga Pireu në të gjitha kompeticionet. Vrushaj ka lindur në Shqipëri, ndërsa zotëron dhe pasaportën greke.
Ai është pjesë e Greqisë U19, me të cilët ka luajtur 444 minuta. Tashmë Vrushaj është gati të nisë aventurën e re me ekipin e Uillemit, aty ku do të ketë si shok skuadre dhe Avdijajn.