Pas një ofensive shumë të fuqishme në blerje, Borusia e Dortmundit ka nisur largimet e para për të ulur harxhimet dhe mbipopullimin e reparteve. Maksimilian Filip është i pari që nis këtë aksion. Sulmuesi i krahut, falë formës së tij të dobët nuk ka arritur të zërë një vend stabël në “Signal Iduna Parc”.
Megjithëse e nisi si titullar i padiskutueshëm këtë vit, përfundoi në lojtar stoli. Ardhja e emrave si Torgan Hazard dhe Julian Brandt e minimizon mundësinë e tij për të zbritur në fushë. Këtë sezon ai regjistroi 23 ndeshje gjithsej, shumica prej tyre si zëvendësues.
Volsburg do të jetë skuadra e tij e re. 25-vjeçari në “Wolkswagen Arena” do të ketë një rol lideri për të udhëhequr gjithë pjesën ofensive. E mira e gjermanit është se mund të mbulojë krahun e djathtë, por edhe qendrën e sulmit. Dortmund e lë të lirë vetëm në këmbim të një shifre mbi 20 milionë euro.