Jeta ndryshe e Mark Breshianos: Po merrem me kultivimin e… kanabisit!

Mark Breshiano me mbylli me futbollin e lujtuar përpara dy vitesh e gjysmë, ndërsa tashmë është rikthyer në Australi. Ish-mesfushori i Lacios, Parmës, Palermos dhe Empolit ka nisur një jetë ndryshe dhe po shijon qetësinë që ta ofron vendi i tij.

Në Australi nuk bezdiset dhe nuk e njohin shumë, sepse futbolli nuk është një sport shumë popullor, ndërsa 38-vjeçari tregon planet e tij të ardhshme dhe faktin që po merret me kultivimin e… kanabisit.

Futbolli këtu nuk është një sport kombëtar dhe australiani nuk të njeh. Investoj në pasuri të patundshme dhe merrem me… kanabis. Kam filluar të futem në mjedisin mjekësor të kanabisit me një mikun tim dhe po punojmë për të arritur të prodhojmë brenda një viti, ilaçe me bazë marijuanën. Po punojmë që të marrim licencën për kultivimin e kanabisit, por është akoma një rrugë e gjatë.”

Po ia kushtoj gjithë kohën time kësaj ideje dhe kemi zgjedhur vendin se ku do të ndërtojmë impiantin. Po studioj këtë temë, sepse është një gjë e re në Australi. Po udhëtoj shumë për të mbledhur eksperiencën e nevojshme. Ky projekt më jep nxitje që të ngrihem çdo ditë dhe më gëzon”, sqaron “statuja”, i cili mori ketë pseudonim për shkak të mënyrës së tij të festimit të golave, pa lëvizur për disa sekonda dhe me kokën drejt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *