“Jeni në duar të sigurta”, De Biazi nuk i mbyll derën kthimit te Shqipëria

0

Gianni de Biasi, ish trajneri i Shqipërise ishte i ftuari kryesor i Glend Tafait në emisionin e dedikuar për Ligën e Kombeve. Italiani iu përgjigj pa asnjë farë kompleksi pyetjeve të të ftuarëve, ku një prej tyre ishte edhe nëse do të rikthej në krye të pankinës së Kombëtares Shqiptare.

“Kurrë mos thuaj kurrë. Kemi kaluar për 5 vite e gjysmë bashkë, ku i dihet, në të ardhmen … Nuk varet vetëm nga unë, për momentin jeni në duar të sigurta.”- tha Gianni De Biasi.

Me një lider si De Biasi, kombëtarja kuq e zi arriti majën e suksesit, duke u kualifikuar në europian. Kjo ishte arritja më e madhe e Kombëtares shqiptare që prej krijimit të saj. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.