Mos e humbisni/ “Ne shqiptarët…”, Prevlukaj: Duam të udhëhiqemi nga Muriqi i Lacios, jetën ua besojmë të pashkollëve

Nga Klaudio Ndreca

Shpeshherë futbolli shihet si vendi më i mirë për të shfryrë të gjithë ngarkesën emocionale të ditës dhe problemet e kaluara, duke u shfaqur si pasqyrim nëpërmjet komenteve negative që kalojnë masën dhe sharjeve në stadium. Por ashtu si edhe në çdo fushë të jetës edhe në sport, ekziston rendi që nuk mund të prishet thuajse për asnjë arsye.

Në rastin konkret kemi Kombëtaret dominonte në Europë që janë domosdoshmërisht të fuqishme ekonomikisht si shtete dhe në fund korrin vetëm investimin e tyre. Sa i përket Shqipërisë dhe Kosovës, kualifikimi në Europianin e Francës na ka bërë që të kërkojmë shumë më tepër nga lojtarët, ndoshta duke harruar edhe realisht pamjen tonë. Mbetemi ende të vegjël për të kërkuar për të ecur me hapa gjigandi.

E kur dardanët ishin në hovin e fitoreve të para, mbështetja nga ana e tifozëve ka qenë e jashtëzakonshme, aq sa biletat shiteshin brenda pak orësh. Teksa zhgënjimi ka kapluar pas disa rezultateve negative radhazi, sulmet janë po aq të mëdha. Ndonjëherë edhe ofendimet karshi futbollistëve dhe presioni që i futet pas një humbje e tejkalon çdo masë të menduar, duke harruar se në fund të fundit flasim për…futboll!

Në këtë linjë mendimi reagon edhe këngëtari Genc Prelvukaj. Është nga të paktat raste, për të mos thënë i vetmi, kur një këngëtar jep një mendim për t’u vlerësuar duke kërkuar t’i futet çështjes së futbollit. Ajo që Pervlukaj vendos në theksin kryesor janë kërkesat e tifozëve pas humbjeve: “Të largohet Shalandi, të largohet ky lojtar nga Kosova”, madje duke e thënë këtë më shumë ngulm.

Por nga ana tjetër asnjëherë nuk e kemi këtë dëshirë për politikanët që i qeverisin vendet tona, pavarësisht se kanë shkatërruar një pasuri të madhe të falur nga natyra. “Duam të udhëhiqemi nga Muriqi i Lacios, ne shqiptarët i marrim gjithmonë gjërat mbrapsht”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online