Tjetër fiasko kur pritet zyrtarizimi, Shaland: Ademi më tha se zgjodhi Zvicrën

Kosova pësoi humbjen e radhës ditën e sotme ndaj Slovenisë me shifrat 0-1. Dardanët kishin luajtur 3 ditë më parë ndaj Maqedonisë së Veriut, sfidë të cilën e humbën 2-1 duke iu mohuar kështu e drejta për një biletë ne Euro 2021. Duket se gjërat po shkojnë keq e më keq tek kosovarët, të cilët po vazhdojnë te marin refuzime nga lojtarët që luajnë jashtë.

Bëhet fjalë për Kemal Ademin, i cili ka vendosur të luajë për Zvicrën. Lajmin e ka bërë te ditur vetë trajneri i Kosovës, Challandes ku ka pranuar se tashmë tifozët duhet ta harrojnë Ademin.

“Kemal Ademi ka kontaktuar me FFK për t’iu bashkuar Kosovës. A jeni i lumtur ta keni atë në skuadër?”, ishte pyetja në konferencë.

“Kam folur me të dhe i kam thënë të vijë te Kosova. Ai ka vendosur për Zvicrën, por tani nuk e di se çfarë janë mundësitë”, u shpreh Challandes. “Por, kam folur me të. Tani do të presim për mundësitë. Nuk jam i sigurt se si vepron FIFA në këtë situatë”, shtoi ai. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online