“Jemi shqiptarë të Kosovës”! Një ironi fati që çudit holandezët me ish-lojtarët e Feynord: Kini kujdes nga taksitë në Shqipëri, mund të përfitojnë nga…

Një rastësi e çuditshme e fatit ka habitur holandezët në lidhje me Bekim dhe Bekri Bajraktaraj. Të dy vëllezërit kanë qenë dikur lojtarë me moshat e Feynord. Tani kanë hapur dy biznese, një në Prishtinë dhe tjetri në Tiranë. Por në krijimin e këtij kompeticioni të Conference League, Feynord e nisi rrugëtimin nga Kosova me Dritën dhe tani e mbyll me finalen në Air Albania.

Për këtë arsye media holandeze “Ad” i ka kushtuar një artikull këtij rasti. Bekim Bajraktaraj i ka dhënë një këshillë miqësore që të kenë kujdes me taksitë që do të marrin në kryeqytetin shqiptar, pasi mund të ketë përfitime të mëdha nga personat që do të kryejnë shërbimin.

“Shumë e veçantë që finalja është në Shqipëri. Tifozët disi më të vjetër të Feyenoord ndoshta do ta kujtojnë atë qytet nga ndeshja me Partizanin e Tiranës në vitin 1991. Me atë portierin Artur Lekbello. Dhe varfëria e madhe. Kur erdhët në hotel atëherë dhe porositët diçka për të ngrënë, merrnit një kastravec. Por kjo ka ndryshuar plotësisht. Tirana është kthyer në një qytet plot gjallëri. Me restorante, me ambiente argëtimi, me hotele të shkëlqyera. Dhe me finalen e Conference League.

Unë dhe Bekri jemi nga Kosova dhe jemi shqiptarë. Kur erdhi koha që Feyenoord të kalonte në finalen e Tiranës, ne u përpoqëm të merrnim leje për ta shfaqur ndeshjen me ekran të madh. Kjo nuk funksionoi. Shumë tifozë të Feynord do të vijnë në Tiranë. Çfarë gjejnë ata? Një qytet të bukur, por kujdes me taksitë, për shembull. Ka kartëmonedha të reja dhe të vjetra dhe ka një ndryshim në vlerë. Ata mund të nxjerrin një fitim prej tij. Dhe të sfidosh policinë nuk është shumë e këshillueshme. Për më tepër, Tirana është një qytet i bukur, me njerëz të çmendur të futbollit”, tha Bekimi. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online