E pabesueshme/ 200 milionë euro për fituesin në ligën e dytë të Anglisë, po vjen në Premier League pas mungesës që nga 1999 ekipi me 2 Champions League

Nëse më parë keni dëgjuar se futbolli i Anglisë shet më tepër se të gjitha kampionatet elitare në Europë, është koha për ta vërtetuar dhe thelluar pak krahasimin. Në Championship janë duke u zhvilluar edhe ndeshjet e Play Off.

Shumë dramë u prodhua në mbrëmjen e sotme mes Notingham Forest dhe Sheffield United. Vendasit e fituan ndeshjen e parë me shifrat 2-1 dhe kaluan të parët në avantazh në mbrëmjen e sotme. Dukej se gjithçka u mbyll, por Sheffield përmbysi rezultatin dhe e dërgoi ndeshjen në shtesë. Më pas ishte momenti i 11-metërshave, ku Nottingham arriti të kalonte më tej dhe tani do të përballen në finale me Huddersfield.

Atje do të vendoset edhe për ekipin që merr biletën e fundit për Premier League. Nottingham Forest ka që në vitin 1999 pa kaluar në Premier League, por nga ana tjetër ka dy trofe të Champions League në kabinetin e saj. Sa i përket çmimit dhe shifrave të pabesueshme që përfitohen nga niveli i dytë i futbollit të Anglisë, duhet të kujtojmë se vetëm nga të drejtat televizive dhe komerciale, nga të ardhura e shitjes së biletave, fituesi i Play Off do të arkëtojë në total shifrën prej 200 milonë eurosh.

Nëse fituesi i Play Off do të qëndrojë në Premier League gjatë sezonit të ardhshëm, do të përfitojë 100 milionë të tjera. Por edhe nëse do të bjeri nga Kategoria, shuma prej 100 milionë eurosh do të arkëtojnë të ndara në dy vite. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online