“Jemi në gjendje ekstaze“, Batha kërkon trofeun e dytë: “Air Albania“ është fati ynë, mund të zhvillojmë historinë e Tiranës

Tirana luan nesër finalen e Kupës së Shqipërisë përballë Teutës së Edi Martinit. Bardheblutë duan t’i gëzohen edhe një trofeu të dytë. Këtë e pranon edhe Idris Batha. Mesfushori që ka lënë gjurmët e tij në suskesin në kampionat me 10 gola të shënuar, premton në prag të duelit se në tempullin e tyre të fatit, “Air Albania“, do të ketë spektakël.

“Finalja e Kupës mbetet për t’u fituar. Normalisht meriton vlerësim maksimal nga ana jonë dhe shpresoj ta arrijmë me sukses. Pa diskutim që do të japim maksimumin dhe do ta vlerësojmë shumë si ndeshje. Ekipi, si të thuash, ka një gjendje “ekstaze”, pasi sapo fituam titullin. Në fund të fundit, është një trofe dhe e kemi synimin tonë ta fitojmë dhe Kupën e Shqipërisë.

Mendoj dhe shpresoj të bëhet një ndeshje e bukur për gjithë sportdashësit. Teuta është skuadër e fortë dhe ka treguar vlera në këtë kampionat. Mendoj se do jetë ndeshje e vështirë, por e bukur. Në një finale nuk ka favoritë. Mendoj dhe shpresoj që ta fitojmë ne, sepse duke parë dhe ecurinë tonë në “Air Albania”, ku nuk kemi pësuar asnjë humbje, ky është fati ynë.

Do të më pëlqente të krijonim një grup, që ta zhvillojmë historinë e Tiranës. Mendoj se i kemi të gjitha mundësitë. Me 2-3 afrime cilësore, ekipi mund të shkojë shumë lart. Sa i përket rinovimit, përsëris veten. Në Shqipëri mendoj se do të jem lojtar i Tiranës. Presim diçka jashtë Shqipërisë.

Championsi afër? Ekipi është shumë mirë fizikisht. Gjatë pandemisë ishte një pushim shumë i gjatë dhe skuadra është në ritmin e duhur, prandaj nuk më duket asgjë e çuditshme”, ka thënë Idris Batha, raporton “Supersport”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online