VIDEO/ Ëndrra bëhet realitet, Xhakomo Vrioni debuton me fanellën e Juventusit

Një ëndërr e bërë realitet është kjo e sotmja për Xhakomo Vrionin. Pas 6 ftesave me ekipin e parë të Juventusit, tashmë ka ardhur edhe debutimi. Sulmuesi shqiptar ka hyrë në fushën e lojës në ndeshjen e sotme kundër Romës.

Në minutën e 78-të Higuain detyrohet të lërë fushën dhe vendin e argjentinasit e zë pikërisht talenti nga Shqipëria. Vrioni me të drejtë nuk mund ta largojë dot buzëqeshjen nga fytyra e tij, që është një tregues i qartë i rëndësisë që ka ky debutim për lojtarin e Shpresave kuqezi.

Një moment historik ky për të gjithë Shqipërinë, teksa një futbollist shqiptar zbret në “Alianz Stadium” me fanellën e një prej klubeve më të mëdha në botë mbi shpinë. Një kapërcim i madh ky për Xhakomo Vrionin, duke ditur faktin se vetëm pak muaj më parë ishte pjesë e Serie B në Itali./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online