“Faleminderit që bëmë historinë“! Gjasula njofton ndarjen me Paderbornin: Doja të thoja lamtumirë ndryshe

Klaus Gjasula ka mbyllur aventurën e tij me skuadrën e Paderbornit. Mesfushori shqiptar bëri një arritje historike me ekipin gjerman këtë sezon, duke u ngjitur në “Bundesliga“, megjithëse nuk ia dolën të sigurojnë sërish një vend në elitë. Kontrata e “gladiatorit“ kuqezi me Paderborn ka përfunduar dhe me sa duket nuk do të ketë një vazhdim të bashkëpunimit mes tyre.

Nëprmjet një postimi në llogarinë e tij zyrtare në “Instagram“, Gjasula njofton ndarjen e klubin që i fali eksperiencën e parë në nivelin më të lartë të futbollit gjerman. Mesfushori falenderon skuadrën për gjithçka çfarë kanë arritur dhe kanë kaluar së bashku në këto 2 vite që ka mbajtur veshur fanellën e tyre. Mbetet për t’u parë se cila do të jetë e ardhmja e Klaus Gjasulës, ndërsa kujtojmë se pas tij është vënë skuadra e Fortunës së Dyzeldorfit.

“Është koha për të thënë faleminderit… faleminderit për 2 vitet e pabesueshme! Faleminderit që isha pjesë e këtij klubi dhe kësaj skuadre. Faleminderit që bëmë historinë. Faleminderit për të gjitha momentet e bukura dhe për ato jo dhe aq të këndshme, sepse kemi nevojë për të dyja që të ecim përpara në jetë. Ka qenë gjithnjë një nder të luftoja krahë për krahë me secalin prej jush. Do të kisha dashur të thoja lamtumirë në një tjetër mënyrë, por fatkeqësisht kjo nuk mund të ndryshohet. Me sinqeritet ju uroj më të mirat në rrugën tuaj”, shkruan Gjasula./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online