Reperi i famshëm amerikan Jay-Z nuk është mjaftuar me menaxhimin e yjeve të muzikës, pasi prej katër vitesh ai ka nën pronësi kompaninë “Roc Nations Sport”, një organizatë që merret me menaxhimin e yjeve të botës së sportit.
Lojtari më i ri që ia ke besuar të ardhmen kompanisë se amerikanit është qendërmbrojtësi i Junajtid Erik Baji. 24-vjeçari bëhet lojtari i dytë i Mançester Junajtid që bashkëpunon me këtë kompani. Romelu Lukaku hoqi dorë nga bashkëpunimi me italiani Miro Raiola, duke firmosur me kompaninë e reperit.
Klientë të tjerë të kësaj kompanie janë Zherom Boateng dhe basketbollisti me famë botërore, Kevin Durant. Mbetet për t’u parë se cila do të jetë e ardhmja e Bailit te “djajtë e kuq”. Mbrojtësi nga Bregu i Fildishtë e ka humbur prej kohësh vendin e titullarit dhe e ardhmja e tij duket larg Mançesterit.