Luftëtari mori një fitore të madhe në Korçë, duke zhvilluar një ndeshje fantastike. Skuadra ka pasur jo pak probleme, ku siç dihet një pjesë e lojtarëve kanë menduar largimin, pasi kanë disa muaj pa u paguar. Edhe pse me hallet që tashmë janë bërë të ditura, lojtarët u shfaqën mjaft të motivuar në fushën e lojës, duke marrë 3 pikë shumë të rëndësishme në luftën për mbijetesë.
Si drejtori Nora ashtu dhe trajneri Mezani treguan se kanë marrë premtimin se gjatë kësaj jave edhe ngërçi financiar do të zgjidhet. Duket një javë shumë e rëndësishme, pasi skuadra tregoi se ka cilësi dhe mund të garojë denjësisht ndaj çdo kundërshtari, por duhet që edhe bordi drejtues të mbajë fjalën dhe të likuidojë lojtarët.
Ndeshja e fundit është ajo me Partizanin dhe më pas do të vijë faza e pushimeve, por njëkohësisht edhe merkato dimërore, ku lojtarët do të shohin ndonjë destinacion tjetër nëse nuk do të marrin pagat e tyre. Gjithçka është në dorën e drejtuesve1