Java e Ligës së Kombeve, ju njohim me kompeticionin e ri të UEFA-s

0

UEFA ka menduar që të krijojë një kometicion të ri për Kombëtaret, për të evituar në një farë mënyre takimet miqësore, që në thelb nuk është se kishin ndonjë vlerë të madhe, por në të njëjtën kohë t’u krijojë mundësinë përfaqësueseve një rrugë alternative për të marrë një biletë për në Kampionatin Europian.

Më poshtë do ju njohim ose më saktë do ju kujtojmë se çfarë është Liga e Kombeve që nis rrugëtimin e saj pikërisht këtë javë.

ÇFARË ËSHTË LIGA E KOMBEVE?

Janë ndërtuar katër liga me katër grupe secila. Katër fitueset e ligave do të arrijnë që të kualifikohen për në Kampionatin Europian. Skuadrat e para të çdo grupi do të ndeshen në muajin qershor mes tyre për të përcaktuar fituesen e Ligës, që shkon në Europiane. Në anën tjetër do të funksionojë si një kampionat, pasi skuadrat që renditen në vendin e fundit do të bien një ligë më poshtë, ndërsa ata që fitojnë ngjiten një ligë më lart, pavarësisht nëse mund ta fitojnë ligën apo jo.

SI ËSHTË FORMUAR?

55 Kombëtare u ndanë në katër liga sipas koeficientëve të tyre përkatës. Pas ndarjes së vazove në bazë të koeficionetit me short u përcaktuan dhe grupet.

Liga A:

Grupi 1: Gjermania, Franca, Holanda.

Grupi 2: Belgjika, Zvicra, Islanda

Grupi 3: Portugalia, Italia, Polonia.

Grupi 4: Spanja, Anglia, Kroacia.

 

Liga B:

Grupi 1: Sllovakia, Ukraina, Republika Çeke.

Grupi 2: Rusia *, Suedia, Turqia.

Grupi 3: Austria, Bosnje-Hercegovina, Irlanda Veriore.

Grupi 4: Uells, Republika e Irlandës, Danimarka.

 

Liga C:

Grupi 1: Skoci, Shqipëri, Izrael.

Grupi 2: Hungaria, Greqia, Finlanda, Estonia.

Grupi 3: Sllovenia, Norvegjia *, Bullgaria, Qipro.

Grupi 4: Rumania, Serbia, Mali i Zi, Lituania.

 

Liga D:

Grupi 1: Gjeorgjia, Letonia, Kazakistani, Andorra.

Grupi 2: Bjellorusia, Luksemburgu, Moldavia, San Marino.

Grupi 3: Azerbajxhani, Ishujt Faroe, Maltë, Kosovë.

Grupi 4: Maqedonia, Armenia, Lihtenshtejni, Gjibraltari.

 

SI MUND TE KUALIFIKOHEN PER EURO 2020?

Numri i skuadrave që marrin pjesë në Europian do të jetë i njëjtë me atë të edicionit të shkuar, por për të evituar fazën “play-off” të vendeve të treta, do të shërbejë pikërisht Liga e Kombeve. Nëse ndodh që ndonjëra prej  skuadrave që janë në garë për të fituar Ligën e Kombeve e ka siguruar kualifikimin nga kualifikueset e Europianit, atëherë do të avancojë më tej skuadra që ka arritur të pozicionohet pas tyre në Ligën e Kombeve. (Marrim shembullin nëse Shqipëria ka mundur të fitojë grupin në Ligën e Kombeve, por njëkohësisht e ka marrë një biletë nga kualifikueset e Europianit skuadra që ka bërë mirë pas Shqipërisë në Ligën e Kombeve merr biletën e radhës për të shkuar në Europian).

DATAT

Datat për ndeshjet janë si më poshtë:

Ndeshja e 1: 6-8 shtator 2018

Ndeshja 2: 9-11 shtator 2018

Ndeshja 3: 11-13 tetor 2018

Ndeshja 4: 14-16 tetor 2018

Ndeshja 5: 15-17 Nëntor 2018

Ndeshja 6: 18-20 Nëntor 2018

 

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.