Java e 31-të mund të nisë me festën e titullit për Tiranën, “Abissnet Superiore“ kthehet nën dritat e prozhektorëve

Java e 31-të e “Abissnet Superiores“ do të luhet e ndarë në dy ditë. Takimi që do të ngrejë siparin është edhe ai më i rëndësishmi. Më 29 prill, Tirana udhëton drejt me Laçit me objektivin e vetëm fitoren. Një trepikësh në ndeshjen me kurbinasit i shpall bardheblutë automatikisht kampion të “Abissnet Superiores”.

Ndërkohë, të premten në mbrëmje Partizani pret Dinamon për derbin e kryeqytetit, ndërsa Kukësi udhëton drejt Durrësit për t’u përballur me Teutën. Të dyja këto sfida do të luhen paralelisht në orën 19:45 nën dritat e prozhektorëve. Më 30 prill do të zhvillohen edhe dy duelet e mbetura të javës së 31-të, ato mes Kastriotit dhe Egnatias, si dhe mes Vllaznisë dhe Skënderbeut./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Java e 31-të e “Abissnet Superiore”

E premte, 29 prill

16:45 Laçi – Tirana

19:45 Partizani – Dinamo

19:45 Teuta – Kukësi

E shtunë, 30 prill

16:45 Kastrioti – Egnatia

16:45 Vllaznia – Skënderbeu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online