Europa ishte e ndaluar edhe në ëndrrat e tyre më të çmendura, mrekullia e Kastriotit kap në befasi edhe presidentin

Gjashtë fitore në gjashtë ndeshjet e fundit. Kastrioti është padyshim ekipi më në formë i “Abissnet Superiores” dhe këtë e dëshmoi edhe kundër Tiranës. Krutanët janë i vetmi ekip që i ka hapur më shumë telashe bardhebluve këtë sezon, duke i shtyrë edhe festën për titullin kampion. Pak kush do e imagjinonte këtë ecuri të tyre këtë edicion të “Abissnet Superiores”, aq më tepër kur në fund të vitit të shkuar shihej si i pashpresë për të siguruar qendrimin në elitë. Madje as vetë drejtuesit e klubit nuk besonin se fundi i kampionatit do i gjente kaq lartë në tabelë.

Ajo që dikur ishte e ndaluar edhe në ëndrrat e tyre më të çmendura, tashmë është që realitet që qendron vetëm 6 pikë larg. Kaq është diferenca që ndan Kastriotin nga vendi i tretë, që të siguron një vend për në Kupat e Europës. Sigurisht që një skenar i tillë nuk bënte pjesë në hamendësimet e klubit krutan në fillim të sezonit, duke zënë në befasi edhe vetë presidentin. Për të vërtetuar këtë, mjafton të përmendet fakti se Kastrioti nuk përmbush kushtet e liçensimit për të marrë pjesën në kompeticionet europiane, e kjo pasi kupola drejtuese e klubit nuk e ka menduar se do vinte dita për të mbërritur deri në këtë pikë. Por me mrekullinë e bërë nga lojtarët dhe trajneri Cela, edhe presidenti ka nisur të vihet në lëvizje për të përmbushur liçensimin e skuadrës dhe pse jo në verë edhe Kastrioti mund të shkruajë historinë për të marrë pjesë në Europë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online