Menjëherë pasi është mbyllur java e 19-të, në FSHF kanë përcaktuar kalendarin e zhvillimit të ndeshjeve për javën e 20-të të Kategorisë Superiore. Edhe kjo javë është menduar të luhet në tri ditë, duke e nisur ditën e premte me sfidën Tirana-Teuta, e cila është përcaktuar për orën 18:00, në të cilën të dyja skuadrat vijnë me rezultate ndryshe nga java e kaluar.
Të shtunën më 2 shkurt do të luhen dy ndeshje të tjera, të cilat nisin në orën 14:00 me sfidën Kastrioti-Skënderbeu, ndërkohë që në orën 17:00 në stadiumin “Flamurtari” të Vlorës, Kukësi do të matë forcën me Flamurtarin vendas. Ditën e dielë të dyja ndeshjet do të nisin në orën 14:00, dhe veçohet ajo mes Kamzës e Partizanit, ndërsa në Laç, vendasit presin Luftëtarin.
Partizani kryeson renditjen e 19 javëve me 40 pikë, i ndjekur nga Kukësi me 35 pikë, ndërkohë që Kastrioti mbyll renditjen me 13 pikë.
Ndeshjet-Java e 20-të
E premte, 1 shkurt 2019
Tirana-Teuta 18:00
E shtunë, 2 shkurt 2019
Kastrioti-Skënderbeu 14:00
Flamurtari-Kukësi 17:00
E dielë, 3 shkurt 2019
Kamza-Partizani 14:00
Laçi-Luftëtari 14:00