Jasmin Raboshta mund të rikthehet në Shqipëri, pas eksperiencave në Turqi. Sulmuesi shkodran, tashmë 29 vjeç, së fundmi ka marrë një ofertë nga Besëlidhjes bëjnë me dije burime të Sportekspres.com pranë klubit lezhjan.
Trajneri Elvis Plori e njeh mirë sulmuesin, i cili ka qenë nën urdhrat e tij në sezonin 2015-2016. Raboshta realizoi atë vit 21 gola, por krutanët u mposhtën në ndeshjen e fundit nga Korabi dhe nuk u ngjitën dot në Superiore.
Raboshta sezonin e fundit ishte pjesë e Sirt në ligën e pestë turke dhe shënoi 15 gola. Për herë të fundit në vendin tonë është aktivizuar me Bylisin në Kategorinë e Parë. Sulmuesi ka provuar edhe Superioren me ekipe si Elbasani, Luftëtari dhe Teuta.