“Jasir Asani nuk hodhi as goma të reja dhe as motor të ri”! Sokol Kushta e vlerëson: Më pëlqen shumë pastërtia e këtij njeriu

Sokol Kushta, një legjendë e Shqipërisë ishte i ftuar në emisionin “Koha Shtesë”. Në të, kemi bërë një analizë rreth Kombëtares dhe mënyrës sesi kuqezinjtë u paraqitën gjatë gjithë kualifikueses së Europianit, veçanërisht në dy ndeshjet e fundit. Gjithashtu Kushta ka komentuar edhe shortin që ra në grupet e Europianit të Gjermanisë. (Intervistën e plotë të Sokol Kushtës e gjeni më poshtë)

“Pashë ndeshjen e fundit të Shqipërisë me Ishujt Faroe dhe u mërzita pak, u mërzita me sjelljen tonë. U mërzita me sjelljen tonë karshi Kombëtares, u sollëm pak të paedukatë, u sollëm pak të paduruar. U sollëm pak agresiv, në futboll ka gjithmonë të fitosh. Në dy ndeshjet e fundit, për mendimin tim, ishin specifike taktike, psikologjike. Unë e dija dhe e mendoja gjithmonë se në këto dy ndeshjet e fundit, ne nuk do të luanim si më para, por do të bënim një strategji dhe ashtu doli. Silvinjo gëzoi shumë në barazimin me Moldavinë dhe nuk është budalla, siguroi gjithçka në atë barazim.
Prandaj ato dy barazimet e fundit ishin skemë taktike dhe psikologjike, kishte ngarkesë të madhe. Pastaj sjellja jonë si tifoz nuk e ndihmoi Shqipërinë me Ishujt Faroe. Ne mendojmë sikur jemi Brazili, ne jemi Shqipëria e vogël që duam të bëhemi të mëdhenj, që po luajmë kundër mëdhenjve. Ne duhet ta ndihmojmë ekipin dhe kur barazon, dhe kur humbet, jo të shkoj mendja direkt: “Jo këta e shitën”. Po mirë, por kur fiton Shqipëria pse nuk thonë pastaj që e blemë, pse nuk e blemë? Aaa, atëherë ishim të mirë. Unë prandaj mërzitem me sjelljen tonë. Po pyesja veten: “Ore pse kështu jemi ne? Kaq shpejt i braktisim njerëzit, momentet?” Ai duhej të ishte moment festiv, u kualifikuam në vendin e parë, me forcat tona.
Grupi i Europianit? Ne duhet të kuptojmë se ndaj kujt po ndeshemi. Dihet se kush është Italia, Spanjë, Kroacia. Ata po gëzohen që po ndeshen me ne. Ne jemi më të vegjëlit aty, por duhet të përgatitemi dhe të marrim madhështi ndaj këtyre ekipeve që do të luajmë. Ata që e njohin futbollin kanë thënë që duhet pasur kujdes nga Shqipëria se nuk jemi rastësorë në Europian. Por ne këtë ADN kemi, kur të dërgojmë në Himalaja direkt dhe pastaj të dërgojmë direkt në galeri, nëntokë. Të diskutosh tani për Kroacinë, që është mes 10 Kombëtareve më të forta në botë dhe ne jemi në vend të 60 e ca. Të diskutojmë tani ne për Kroacinë, më kujton një thënie të vjetër kur Shqipëria u ndesh me Gjermaninë para shumë vitesh.
Të gjithë specialistët shqiptarë ishin mbledhur dhe diskutonin pikat e dobëta se ku çalonte Gjermania e madhe, ngrihet një zotëri nga ne dhe thotë: “Zotëri, shikoni që ne nuk kemi çati fare, mos shikoni se ku i pikon çatia Gjermanisë”. Pra ne nuk duhet të merremi se ku i pikon çatia Kroacisë, por të shohim çatinë tonë. Duhet të shohim sesi duhet t’i kundërvihemi Kroacisë. Italia do të na hap shumë horizonte, ndeshjet e para janë testuese dhe ka shumë ekipe që në ndeshje të parë bëjnë çudira. Nëse marrim rezultat pozitiv kundër Italisë, kemi hedhur një hap shumë të madh.
Jasir Asani? Unë e kam parë atë djalë te Partizani. Asani ka pasur futboll, aty ka qenë. Por çfarë ndryshoi? Ai nuk hodhi as motor tjetër, as goma të reja. Ky ishte lojtari që Reja nuk e donte. Silvinjo i dha Asanit atë që meritonte dhe Asani ia shpërbleu trajnerit me punën e tij. Jasiri e thotë vetë dhe mua më pëlqen pastërtia e tij, forma që ka si njeri, karizmatik. Flet gjithmonë me pastërti dhe thotë: “Unë ia shpërbleva trajnerit për atë që më bëri”. Ky është futbolli, vetëm kështu një lojtar ia shpërblen trajnerit”, tha Kushta. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online