Jasir Asani, “jo” Flamurtarit për Europën

Një ndër talentet shqiptarë në Maqedoni, pjesë e Maqedonisë U-21 në Europianin e luajtur kohët e fundit, tashmë ka dalë i lirë në treg.

Mesfushori i talentuar, i cili luan kryesisht në të djathtë, ka përfunduar kontratën me Vardarin, ku luante prej vitesh. Në vitin 2017 Vardari e huazoi te Shkupi, ku Asani shënoi 3 gola në 14 ndeshje, ndërsa tashmë kontrata me vardarin është ndërprerë.

Disa klube shqiptare kanë vite që e ndjekin me vëmendje dhe natyrisht këtë verë ka pasur sërish kontakte, por vetë Asani sqaron për “Sport Ekspres” se nuk ka ndërmend të vijë në Shqipëri, duke zbuluar edhe bisedimet që ka pasur me klubet tona.

“Ka pasur interesim nga disa klube dhe më ka kontaktuar edhe Flamurtari i Vlorës, por kam refuzuar, për arsyen e vetme se shpresoj të luaj në një kampionat cilësor në Perëndim, për të provuar veten”.

Ndërkaq, Asani flet edhe për kombëtaren shqiptare, që për të mbetet një opsion, edhe pse luajti me Maqedoninë U-21 në Europian: “Unë jam rritur te grupmoshat e Maqedonisë dhe asnjëherë nuk u bë e mundur të luaja për Shqipërinë. Megjithatë, nëse eci në rrugën e duhur në karrierën time dhe do të marr ftesë nga Shqipëria, do ta zgjedh me sy mbyllur. Çdo shqiptar e ka ëndërr të përfaqësojë fanellën kuqezi”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online