Agostineli: Partizani si Atletiko, Skënderbeu si Barcelona

Ish-trajneri i Partizanit dhe Skënderbeut, Andrea Agostineli, ka folur për “Sport Ekspres” në lidhje me aventurën evropiane të Partizanit dhe Skënderbeut. Trajneri italian ka folur më shumë për ekipin e “demave” duke qenë se atje ka pasur edhe më shumë polemika dhe përplasjani momentin e largimit nga drejtimi. Heqja e kampionatit Skënderbeut dhe mbase rikthimi i tij te “demat” ka nxjerrë edhe njëherë në pah italianin Agostineli.

Sulmet e tij në Shqipëri ishin të drejtpërdrejta dhe nuk kishte ndrojtjen të fliste si mendonte në media, kjo bën që Agostineli t’i përgjigjet edhe trajnerit Sulejman Starova. Deklarata e tij e fundit ku shprehej se kishte më shumë merita se tekniku italian për fitimin e titullit kampion. Një analizë edhe për ambientit shqiptar, por sigurisht nuk mund të rrinte pa “thumbuar” edhe ambientin e futbollit të vendit tonë dhe rolin “e zbehtë” të trajnerit në krye të ekipeve.

Nëse do të rikthehej në Shqipëri do ta niste nga ndryshimi i opinionit në ambientin ku do të punonte. Partizani është Atletiko Madridi i Shqipërisë, Skënderbeu është Barcelona.

– Mister, i keni parë ndeshjet e Partizanit dhe Skënderbeut në Europa League?

– Po i kam ndjekur dhe më vjen keq për humbjen e Partizanit me ato shifra. Më vjen mirë që Skënderbeu fitoi, por i keqardhur që nuk thelluan më tepër rezultatin.

– Ku gaboi Partizani, apo Skënderbeu për të thelluar rezultatin?

– Nuk dua të futem në anët teknike të ekipeve, pasi nuk do të ishte e drejtë për trajnerët aktualë.

– Trajneri Starova në një intervistë ka thënë që meritat për fitimin e titullit i ndante vetëm me ju, por kishte një dorë më lart në trofe. Komenti juaj?

– Kam merita shumë të mëdha në fitimin e titullit, por më besoni nuk më intereson të bëj një listë se kush ka më shumë merita.

– Për çfarë ka nevojë futbolli shqiptar tani për t’u zhvilluar më tepër?

– Mendoj se keni bërë hapa të mëdhenj për sa i përket rritjes së nivelit të futbollistëve. Megjithatë, më duhet të them se keni nevojë për trajnerë që vendosin dhe thonë rregullat!

– Nëse do të ktheheshit tani në Shqipëri çfarë do të ndryshonit në punën tuaj?

– Nuk do të ndryshojë asgjë. Do të bëja përsëri të njëjtën gjë, pasi kam lënë diçka të rëndësishme dhe profesionale me punën time. Dua të përmend edhe pjesën se nuk ishte e lehtë për mua të ambientohesha me një mjedis të ri dhe të futesha në mendimin e tyre ashtu siç bëra unë.

– Mister, do të ktheheshit në Shqipëri nëse do të merrnit ndonjë ofertë?

– Më pëlqen të punoj në Shqipëri. I respektoj njerëzit dhe me ta kam pasur marrëdhënie shumë të mira.

– Kush është më superior si klub, Partizani apo Skënderbeu?

– Partizanin e kam përafruar gjithmonë me Atletiko Madridin për grintën, ndërsa Skënderbeun me Barcelonën për nga cilësitë. Dy karakteristika të ekipeve të mëdha.

– A mendoni se ka ndikuar në aventurën tuaj fakti se s’keni qenë shqiptar?

– Jo, në Korçë jam pritur shumë mirë nga njerëzit. Në fund gjërat filluan të shkëputeshin. I vetmi gabim që hasa atje ishte fakti se duhej kuptuar se kampionati nuk ishte fituar se fituam 6 ndeshjet e para. Por kishte shumë pengesa të tjera.

– Nëse do të kishit një ofertë nga Shqipëria, çfarë do të bënit më mirë në futboll, në mjedis dhe në eliminimin e problemeve?

– Po e përsëris se jam i pasionuar dhe më pëlqejnë tifozët shqiptarë. Kush ka akoma paragjykime me Shqipërinë duhet të shkojë atje dhe ta shikojë nga afër vetë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online