Jasir Asani e ka mbyllur kapitullin e tij te Partizani. Sulmuesi shqiptar do të largohet këtë merkato verore dhe destinacioni këtë herë do të jetë Hungaria. “SuperSport” bën me dije se futbollisti i lindur në Shkup ka arritur marrëveshjen me klubin e Kisvardas. Palët kanë rënë dakort për një kontratë 2-vjeçare me mundësinë e rinovimit edhe për një vit tjetër.
Transferimi është thuajse i kryer, teksa ka mbetur vetëm të hidhet firma në kontratë. Jasir Asani ishte një element mjaft i rëndëishëm në formacionin e Ilir Dajës sezonin që lamë pas, ku ia doli të përshëndeste rrjetat kundërshtare 8 herë përgjatë kampionatit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/