Ekskluzive/ Do të kthehet sërish në Superiore, dy klube nga kryeqyteti kërkojnë shërbimet e Arbër Çyrbja

Kosova është kthyer gjithmonë si një “tokë e premtuar” për lojtarët e Superiores. Kjo e lidhur me faktin se në këtë trevë shqiptare ka më pak probleme në lidhje me pagesat siç ndodh rëndomtë në Shqipëri. Mes këtyre lojtarëve që zgjodhën të provojnë këtë aventurë të re ishte edhe Arbër Çyrbja. Ndërsa ishte pjesë e Teutës, mesfushori 27-vjeçari do të kalonte te Gjilani për të dhënë kontributin e tij. Pas kësaj eksperience të mbyllur, Çyrbja është lojtar i lirë.

Mundësia është e mirë për të gjitha klubet në Superiore që mund të “peshkojnë” një futbollist me eksperiencë të madhe mbi shpatulla dhe që e njeh mirë elitën e futbollit shqiptar.  Mesfushori ka qenë pjesë e disa skuadrave në vendin tonë, por kohën më të gjatë e ka kaluar tek Teuta. Në sezonin 2017-2018 do të shkëlqente me durrsakët për të realizuar 7 gola në 34 ndeshje. Këtë herë pritet angazhimi i ri në karrierën e Çyrbjas që nuk do të luajë për Teutën, Kukësin apo Elbasanin.

“Sport Ekspres” mëson se mesfushori është në diskutime me dy klube të kryeqytetit dhe mbetet të shihet vendimi përfundimtar. Duke marrë parasysh formën e treguar prej tij, eksperiencën e madhe, njohjen e Superiores dhe faktin se vjen si lojtar i lirë, do të ishte zgjedhje ideale për të gjitha ekipet që pretendojnë Europën dhe titullin kampion. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online