Jashanica e pranon: Gabuam në fund, mund të fitonim

Mbrojtësi i Skënderbeut, Bajram Jashanica, luajti një ndeshje të shkëlqyer kundër Jang Bojs, por në momentin e golit të barazimit, ashtu si gjithë mbrojtja e Skënderbeut, nuk ishte pozicionuar në mënyrë perfekte. Mbrojtësi i kombëtares së Kosovës e pranon këtë gjë: “Duhej të ishim më të kujdesshëm në fund, duhej të mbroheshim mirë pas avantazhit tonë, por është një rezultat i pranueshëm, ndaj një rivali të fortë. Mungesë vëmendje ndoshta, duhej të koordinoheshim më mirë, por ka meritë edhe kundërshtari. Nuk duhet të harrojmë që është faza e grupeve, niveli është shumë i lartë dhe gabimet nuk falen. Ndoshta meritonim fitoren, por edhe kështu shumë mirë”.

E ardhmja? “Është e rëndësishme që të luaj ashtu si deri tani, të vazhdoj me këtë ritëm, sepse sapo jam kthyer nga një dëmtim që më ndali pak. Deri në janar të shohim, duhet të flas edhe me menaxherin tim Shkumbin Qormemeti, por ka kohë deri atëherë”.

Dinamo Kiev fitoi: “Nuk e dija, por ne duhet të shohim ndeshjet tona dhe të luftojmë deri në fund për vendin e dytë. Kemi disa vite që tregojmë futboll cilësor dhe ndoshta e meritojmë të kalojmë grupet, sepse po luajmë mjaft mirë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online