“Jap gjithë zemrën time në fushë“, Muriqi kthen sytë nga dueli me Romën: Të sjellim derbin në shtëpi

Vedat Muriqi la një impakt pozitiv mbrëmjen e sotme. Pavarësisht se u aktivizua në minutën e 79 të takimit, sulmuesi shqiptar arriti të ndikonte në rezultatin përfundimtar, pasi fiton një 11 metërsh të shndërruar në gol më pas nga Imobile. Në një prononcim të dhënë për “Lazio Style Channel“, Muriqi duket i kënaqur që ekipi i tij ka dalë me pikë nga kjo transfertë dhe kthen sytë tashmë nga derbi. Sa i përket aktivizimit, “pirati“ shprehet se jep gjithë zemrën në fushë dhe nuk ka rëndësi se sa minuta zgjedh trajneri për të.

“Një skuadër (Torino) shumë agresive, e dinim se do të ishte një ndeshje e vështirë. Ne e fituam penalltinë në minutën e fundit, merituam të paktën një pikë. Jemi të lumtur, një pikë është më mirë se zero, tani drejtohemi për në derbi.

Ne luajmë çdo tre ditë dhe ka pak lodhje. Punojmë mirë për të ndihmuar njëri -tjetrin. Ne kishim një javë të mirë stërvitore, tani le të përqëndrohemi te derbi. Si ekip nuk duam të luajmë me topa të lartë, por unë përpiqem të ndihmoj gjithmonë shokët e mi të skuadrës.

Nëse luaj 10 minuta nuk më intereson, kur hyj unë jap gjithë zemrën time dhe po përpiqem të jap gjithçka për këtë klub. Lacio është një ekip që nuk duhet të jetë i lumtur për një pikë, por sot është më mire. Ne jemi të lumtur për këtë, ishte e rëndësishme para së dielës, tani ne punojmë më shumë për ta sjellë derbin në shtëpi”, kanë qenë  fjalët e Vedat Muriqit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online