VIDEO/ Hyn nga stoli dhe ndryshon lojën, Vedat Muriqi shpëton Lacion për të dalë me pikë nga Torino

Lacio nuk ka shkuar më larg se një barazim 1-1 në transfertën kundër Torinos. Pjesa e parë ka përfunduar në paqe 0-0, teksa asnjë ekip nuk ka mundur të gjejë rrugën e rrjetës. Në minutën e 76 ishte Marko Pjaca ai që kaloi në epërsi Torinon, duke e dërguar topin me kokë pas shpinës së Reinës.

Ndërkohë bardhekaltrit përgjigjen vetëm në minutat shtesë të takimit. Vedat Muriqi hyn në fushë në minutën e 79 dhe më pas ndryshon lojën. Në fund të kohës së rregullt “pirati” rrëzohet në zonë dhe fiton kështu një penallti. Nga pika e bardhë e 11 metrave gjendet Imobile, që më pas shënon golin e barazimit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online