Janë një hap larg kualifikimit historik! Egnatia nxjerr në shitje biletat, ja çmimi për ndeshjen me Araratin

Egnatia është pranë një kualifikimi historik në Ligën e Konferencës. Rrogozhinasit barazuan me shifrat 1-1 në Armeni përballë Araratit, ndërsa mbrëmjen e së enjtes luajnë gjithçka për të siguruar kalimin në turin e dytë kualifikues.

Fituesit në fuqi të Kupës së Shqipërisë kanë nxjerrë në shitje biletat për ndeshjen e kthimit ndaj Araratit të Armenisé, që do do të zhvillohet në 20 korrik në orën 20:00 në “Elbasan Arena”. Përmes faqes zyrtare në “Facebook”, klubi Egnatia bën me dije se çmimet e biletave do të jenë 2000 lekë për një vend në tribunën kryesore dhe 500 lekë për cilëndo tribunë tjetër të stadiumit.

“Bëhu pjesë e historisë. Informacion mbi cmimet e biletave për ndeshjen KF Egnatia – Ararat Armenia FC. Tribuna T1 ( tribuna kryesore) do të kushtojë 2.000 Lekë

Tribuna D&E&F ( tribuna karshi) do të kushtojë 500 Lekë. Biletat mund t’i gjeni te stadiumi Arena Egnatia duke filluar nga dita e Hënë në orën 14:00 dhe në stadiumin Elbasan Arena gjatë ditës së ndeshjes”, ka njoftuar klubi Egnatia./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online