E FUNDIT/ Trofeu vjen nga këmbët e një shqiptari, asisti perfekt i Hasës shpall Italinë kampione Europe (VIDEO)

Italia është kampione e Europës për grupmoshën e 19-vjeçarëve. Axurrët e vegjël kanë mposhtur minimalisht 1-0 bashkëmoshatarët e Portugalisë dhe ngrenë kupën e artë në qiellin e Maltës. Një trofe që vjen nga këmbët e një shqiptari. Luis Hasa ka qenë thelbësor në ecurinë e Italisë U19 në këtë turne, teksa arriti të shfaqet si protagonist edhe në finale.

Goli i vetëm i sfidës u shënua në minutën e 19 dhe mban autorësinë e Kayode-s. Por goli nuk do të ishte i mundur pa mesfushorin shqiptar. Lojtari i Juventusit dha një asist perfekt për shokun e skuadrës, duke i dhuruar Italisë golin e fitores. Triumf që axurrët e vegjël do ta mbajnë mend gjatë si një nga momentet më të bukura në karrierat e tyre/.Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online