“Janë kundër Maqedonisë dhe gjithmonë me Shqipërinë”! Tifozët besnikë të Kombëtares festojnë 30 vjetorin, Zylbehari tregon “Ballistët”

Fundjava do të jetë e veçantë për anëtarët e tifogrupit “Ballistët”. Tifozët besnikë të Shkëndijës së Tetovës dhe Kombëtares shqiptare do të festojnë 30 vjetorin e krijimit të tyre. Faton Zylbehari ka zbuluar në studion e emisionit “Botërori Katar 2022” agjendën për këtë fundjavë. Zëdhënësi i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut i fton të gjithë të ndjekin festën e “Ballistëve”, e cila premton spektakël.

“Marr të drejtën në emër të gjithë grupit të tifozëve “Ballistët“, me gjithëse unë jam pjesë zyrtare e grupit medial të Shkëndijës. Është një javë e festës. Të shtunën dhe të dielën Tetova do të jetë në festë. Janë tifozët e Kombëtares shqiptare. Bëjnë 30 vjet. Është një jubile. Janë kundër Maqedonisë, janë gjithmonë me Shqipërinë. Në fakt janë të zjarrtë dhe janë fantastikë. Janë numri 12 i Shkëndijës. Ndiqeni festën. Është bërë një dokumentar. Është përgatitur dhe është inçizuar në shumë vende në Shqipëri, në Kosovë dhe në Maqedoni.

Kjo që do të ndodhë në fundjavë do të jetë ndër gjërat më të bukura. Përgatisim thjesht spektakël. Të shtunën, në Pallatin e Kulturës në Tetovë, do të përurohet dokumentari i përgatitur me rastin e 30 vjetorit të ‘Ballistëve’. Më pas të dielën Shkëndija përballet me Tikveshin në kuadër të kampionatit. Pas ndeshjes, në mbrëmje, mendoj që gjithë qyteti do të jetë në zjarr. Do të përgatitet një spektakël nga ana e tyre“, ka njoftuar Faton Zylbehari./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online