“Donaruma doli nga vetja, bëri sherr me mua“, Zylbehari tregon prapaskenat dhe nuk e habit Japonia: Gjermaninë e rrahëm edhe ne

0

Faton Zylbehari nuk është surprizuar nga fitorja e Japonisë kundër Gjermanisë. Zëdhënësi i Federatës së Maqedonisë së Veriut u shpreh në studion e emisionit “Botërori Katar 2022” se të njëjtën gjë e bëri edhe përfaqësuesja e tij një vit më parë. Më tej, Zylbehari ka treguar edhe prapaskenat nga eliminimi i Italisë në fazën “play off“ të Kupës së Botës. Ai tregon se Donaruma doli nga vetja dhe pati një konflikt me të dhe Alioskin.

“Japonezët nuk është se bënë diçka të re. Bënë atë gjë që bëri vitin e kaluar Maqedonia në Duisburg, ku rrahu 2-1 Gjermaninë. E bëmë edhe ne. Si eliminuam Italinë? Ne më mirë luajtëm me Portugalinë se sa me Italinë. Me Italinë ne ishim katenaço. Ata sulmonin dhe bënin raste. Sikur ishte shkruajtur prej lart që të mos futej topi në rrjetë. Thjesht bëmë një gol në minutën e fundit. Donaruma më ka habitur. Ai doli nga vetja. Pari një sherr me mua, pati një sherr me Alioskin. Unë thjesht kisha punën time për mediat sociale. Në kushtet që nuk kapëm Botërorin, edhe ne ndihemi keq që lamë Italinë jashtë“, është shprehur Faton Zylbehari./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.