“Jam kundër trajnerëve të huaj”! Bashkim Tufa për Kolelën dhe Vukiçeviç: Të mësojnë shqip! Guardiola mësoi anglisht 6 muaj para

Bashkim Tufa ka prekur një temë delikate në Superiore, që ka ngjallur gjithmonë diskutime, trajnerët e huaj. I ftuar në “Ora Sport” që transmetohet në “Ora News”, Tufa ishte në krahun kundër këtyre teknikëve, duke përmendur faktin se nuk dinë as gjuhën shqipe për të pasur komunikimin e duhur me lojtarët.

“Unë jam në krahun kundër trajnerëve të huaj. Desha të di se si e udhëzon trajneri skuadrën. Me përkthyes nuk bën dot. Është praktikë botërore. Të vijë Kolela bashkë me Vukiçeviçin të mësojnë shqip, të flasin shqip. Se ai i Laçit nuk e di çfarë flet atje, por të paktën pas ndeshjeve flet spanjisht. Kjo i ka ndodhur, po them një emër të thjeshtë fare, Trapatonit në Gjermani. Nuk dinte gjermanisht. Edhe Guardiola kur ka shkuar në Angli, ka mësuar nja 6 muaj para anglisht.

Edhe Ten Hagu që erdhi tani, këshilla e parë e gazetarëve ishte: “Ju lutem, me kujdes anglishten, sepse nuk e ka perfekte”. Jo për të bërë avokatin e trajnerëve që kemi ne, por ne kemi trajnerë shumë të mirë. Jashtëzakonisht të mirë. Shumë më të përgatitur nga këta. Globalizmi është përrallë“, është shprehur Bashkim Tufa./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online