U përfol për të marrë drejtimin e Kombëtares, Ibrahimi sqaron të vërtetën me trajnerin italian

Luixhi Di Biaxho ishte prezent në kryqytetin shqiptar. Prania e tij në zyrat e FSHF-së ka ngritur idenë e një mundësie që italiani të marrë drejtimin e Kombëtares kuqezi. Vetë Federata e ka hedhur poshtë një pistë të tillë, ndërsa në studion e emisionit “Ora Sport” në “Ora TV”, Erand Ibrahimi ka sqaruar të vërtetën. Drejtori i marrëdhëieve ndërkombëtare në FSHF ka thënë se Di Biaxho ka qenë një ndër të intervistuarit për rolin e drejtorit teknik.

“Ka qenë një spekulim që nuk e di nga ka dalë. Mbase edhe nga fakti që ai ka qenë në Tiranë. E vërteta është që pozicioni i drejtorit teknik në Federatë është akoma vakant dhe ne kemi pasur bisedime me shumë kandidatë, ndër të cilët ka qenë edhe Di Biaxho“, ka sqaruar Erand Ibrahimi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online