“Jam kundër lojtarëve të huaj në Kombëtare”! Trajneri i Argjentinës: Më mirë humbas me futbollistët e mi se të fitoj me ata që nuk na përkasin

Trajneri i kombëtares së basketbollit të Argjentinës, Pablo Priggioni, ka kundërshtuar ashpër natyralizimin e lojtarëve në Kombëtare.

Ashtu si edhe në futboll, Kombëtaret marrin shpeshherë lojtarë që nuk i përkasin, vetëm për të përforcuar grupin e tyre.

Para Eurobasket, Spanja tronditi opinionin publik teksa natyralizoi amerikanin Lorenzo Brown. Ndërkohë trajneri i Argjentinës u kundëpërgjigj ashpër.

“Unë kam qenë gjithmonë kundër natyralizimit, për sa kohë që jam në ekipin kombëtar, kjo nuk do të ndodhë, as një anëtar i yni nga një vend tjetër. Kur nuk jam unë, le të vendosin të tjerët.

Për mendimin tim, ekipi kombëtar duhet të jetë i pastër – ne tashmë kemi gara klubesh për lojtarë në të gjithë botën që të konkurrojnë kundër njëri-tjetrit dhe kjo është fantastike.

Unë jam kundër këtij rregulli, preferoj të humbas me lojtarë nga vendi im se sa të fitojë me një lojtar që nuk është argjentinas”, tha trajneri. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online