“Jam i turpëruar”! Lojtari i Polonisë e pranon realitetin: Nuk arritëm dot që ta dominonim Shqipërisë, është e vështirë të flasësh

Bereszynski ishte një tjetër futbollist i Polonisë që është shfaqur jo pak i mërzitur pas ndeshjes kundër Shqipërisë. Kuqezinjtë arritën që të fitonin me shifrat 2-0, teksa ishte Asani dhe Daku që vendosën fatin e takimit.

“Thjesht na vjen turp për veten tonë. Unë nuk e di çfarë të them. Tani nuk bëhet fjalë që unë të shaj në TV dhe të tregoj se sa i inatosur jam, sepse nuk është kështu dhe nuk do të ndryshojë asgjë. Sot, siç u tha, thjesht më vjen turp dhe mendoj se secilit prej nesh i vjen turp për këtë takim, për ekipin tonë, për atë që dukej në fushë.

Mund të flasim për golin e bukur në pjesën e parë ose për golin tonë të anuluar, por nuk ka rëndësi. Duhet të dilnim sot në këtë ndeshje dhe të dominonim Shqipërinë. Duhet të kishim krijuar raste, por nuk e bëmë. Është e vështirë që të flasësh në këtë moment, që të thuash diçka të arsyeshme apo konstruktive”, tha Berezynski. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online