“Jam çuditur shumë”! Trajneri i Laçit flet pas fitores 6-1: Teuta na e tregoi që në nxehje sesi do të luante, kjo më ka habitur

Laci ka arritur që të fitojë me shifrat 6-1 kundër Teutës. Ujka realizoi dopietë, ndërsa listën e golashënuesve e mbushi Soboëale, Cordeiro, Barjamaj dhe Myrta. Ndërkohë nga krahu tjetër ishte vetëm Gjata që shënoi te Teuta.

Një rezultat ky i papritur jo vetëm për shkak të forcës që ka treguar Teuta në sezonet e kaluara. Durrsakët kanë treguar një forcë të madhe në ndeshjen hapëse me Tiranën në Superiore, por këtë herë ishte gjithçka për t’u harruar. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për “MCN TV”:

Bejzade: “Do të doja që të dilnim me 0 gola të pësuara nga sot, por nuk mundëm. Megjithatë ne kem një objektiv, për t’u futur në fushë dhe për të fituar në çdo ndeshje. Nuk më pëlqyen dy-tre herë sjelljet e arbitrit në fushë, dha dy faulle kundër sulmuesit tonë, që për mua nuk ishin. Ne këtë kemi të keqe, arbitri i katërt më thoshte: “Po fiton 4-0 dhe po proteston”. Por çfarë të bëjmë, të rrimë dhe të shohim sesi nga 4-0 të na shkojë rezultati në 4-4? Më ka bërë një gjë e madhe çudi sot. Teuta po na tregonte në nxehje mënyrën sesi do të dilte në sulm, 2-3 mënyra që po aplikonin. Na e tregoi që në nxehje, u habita shumë dhe ia thashë skuadrës sesi duhej të luante, unë nuk e njihja shumë me detaje Teutën”.

Longo: “Më vjen shumë keq sepse ne nuk luajtëm. Mund të ndodh që ti të luash dhe në fund të humbësh, ky është futbolli. Por ne nuk luajtëm. Kemi gabuar shumë, kundërshtari ka pasur shumë raste para portës tonë dhe ne punojmë gjatë gjithë javës, që kjo të mos ndodhi. Megjithatë nuk ka asnjë lloj alibie, kjo është përgjegjësi e imja. Kjo është një humbje e papranueshme, nuk mund të pësojmë kaq shumë gola në një ndeshje”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online